Hygeia(https://hygeia.al/)

Rreth Nesh(https://hygeia.al/rreth-nesh/)

Cilësia & Siguria(https://hygeia.al/cilesia-siguria/)

Burimet Njerëzore(https://hygeia.al/burimet-njerezore/)

Shërbimet Mjekësore(https://hygeia.al/sherbimet-mjekesore/)

Mjekët Tanë(https://hygeia.al/mjeket-tane/)

Pacientë & Vizitorë(https://hygeia.al/paciente-vizitore/)

Të Reja(https://hygeia.al/te-reja/)

Hygeia(https://hygeia.al/)

Rreth Nesh(https://hygeia.al/rreth-nesh/)

Cilësia & Siguria(https://hygeia.al/cilesia-siguria/)

Burimet Njerëzore(https://hygeia.al/burimet-njerezore/)

Shërbimet Mjekësore(https://hygeia.al/sherbimet-mjekesore/)

Mjekët Tanë(https://hygeia.al/mjeket-tane/)

Pacientë & Vizitorë(https://hygeia.al/paciente-vizitore/)

Të Reja(https://hygeia.al/te-reja/)

Çfarë është Koliti Ulçerativ, shkaktarët, faktorët e rrezikut dhe rëndësia e trajtimit në kohë

By Hygeia Hospital(https://hygeia.al/author/nzyma/) - In Artikuj mjekësor(https://hygeia.al/category/artikuj-mjekesor/) - 13/12/2021

Koliti ulçerativ është sëmundje e cila shkakton inflamacion të zgjatur dhe ulçer në traktin tretës. Koliti ulçerativ prek pjesën e brendshme të zorrës së trashë (kolonit) dhe rektumit dhe simptomat zakonisht nuk shfaqen menjëherë, pra duan pak kohë që të shfaqen.

Koliti ulçerativ në rast mostrajtimi në kohë, mund të ndodhë (kjo në raste të rralla) që të japë komplikacione vdekjeprurëse. Por, ndërkohë që nuk ekziston një kurë shërimi e mirëfilltë, trajtimi i tij mund të reduktojë ndjeshëm simptomat dhe shenjat e sëmundjes.

Simptomat

Simptomat e Kolitit ulçerativ mund të variojnë bazuar në shkallën e inflamacionit dhe në rastet kur shfaqet, shenjat dhe simptomat shoqëruese përfshijnë:

Diarre shoqëruar me gjak ose mukus

Dhimbje ose krampe abdominale (barku)

Dhimbje rektale

Gjakrrjedhje rektale – sasi e vogël gjaku në jashtëqitje

Kapsllëk

Rënie nga pesha

Lodhje e vazhdueshme

Temperaturë

Shumica e personave që vuajnë nga koliti ulçerativ kanë simptoma që variojnë nga të lehta deri në të moderuara, por perkursi i sëmundjes varion.

Kur duhet të drejtohemi te mjeku specialist

Duhet të konsultoheni me mjekun specialist gastroenterolog në rast se do keni simptoma të tipit:

Dhimbje abdominale (barku)

Prezencë gjaku në jashtëqitje

Diarre e vazhdueshme që nuk ndërpritet edhe nga mjekimet e marra

Diarre që ju zgjon nga gjumi

Temperaturë e pashpjegueshme që zgjat më shumë se 1 apo dy ditë

Pavarësisht faktit që koliti ulçerativ nuk është me pasoja fatale për jetën, mbetet një sëmundje serioze që siç e theksuam edhe më lart mund të çojë në komplikacione me rrezik për jetën.

Shkaktarët

Shkaktari kryesor që çon në shfaqjen e kolitit ulçerativ vazhdon të mbetet i panjohur. Stresi dhe dieta ushqimore janë konsideruar gjithmonë si ndër shkaktarët kryesorë të kësaj sëmundje, por në ditët e sotme mjekët mendojnë se këta dy faktorë mund të çojnë në agravim por nuk janë shkaktarët e drejtpërdrejtë të kësaj sëmundje.

Një shkaktar i mundshëm i Kolitit Ulçerativ është mosfunksionimi në mënyrën e duhur tw sistemit imunitar të organizmit.

Trashëgimia po ashtu është një tjetër shkaktar, kjo për faktin që është vënë re që koliti ulçerativ është më i shpeshtë në personat që kanë histori familjare me këtë sëmundje. Gjithsesi shumë persona të prekur nga Koliti ulçerativ nuk kanë histori familjare prandaj dhe duhet të jenë të kujdesshëm ndaj simptomave.

Faktorë rreziku

Koliti Ulçerativ prek në mënyrë të barabartë si gratë ashtu edhe burrat. Faktorë rreziku konsiderohen:

Koliti Ulçerativ zakonisht shfaqet përpara moshës 30 vjeç, por kjo nuk përjashton faktin që mund të shfaqet në çdo moshë dhe në disa persona ndodh që sëmundja të zhvillohet deri pas moshës 60 vjeç.

Raca ose përkatësia etnike. Megjithëse personat që i përkasin e racës së bardhë janë më të rrezikuar për t’u prekur, kjo sëmundje mund të prekë këdo.

Histori familjare. Nëse një familjar i afërt juaji, prind ose vëlla/motër ka vuajtur ose vuan nga kjo sëmundje atëherë edhe rreziku që ju të prekeni nga kjo sëmundje është më i lartë.

Komplikacione