Hygeia(https://hygeia.al/)
Rreth Nesh(https://hygeia.al/rreth-nesh/)
Cilësia & Siguria(https://hygeia.al/cilesia-siguria/)
Burimet Njerëzore(https://hygeia.al/burimet-njerezore/)
Shërbimet Mjekësore(https://hygeia.al/sherbimet-mjekesore/)
Mjekët Tanë(https://hygeia.al/mjeket-tane/)
Pacientë & Vizitorë(https://hygeia.al/paciente-vizitore/)
Të Reja(https://hygeia.al/te-reja/)
Hygeia(https://hygeia.al/)
Rreth Nesh(https://hygeia.al/rreth-nesh/)
Cilësia & Siguria(https://hygeia.al/cilesia-siguria/)
Burimet Njerëzore(https://hygeia.al/burimet-njerezore/)
Shërbimet Mjekësore(https://hygeia.al/sherbimet-mjekesore/)
Mjekët Tanë(https://hygeia.al/mjeket-tane/)
Pacientë & Vizitorë(https://hygeia.al/paciente-vizitore/)
Të Reja(https://hygeia.al/te-reja/)
Parandalimi i Kancerit të Gjirit : Si të minimizoni rrezikun për t’u prekur prej tij
By Hygeia Hospital(https://hygeia.al/author/nzyma/) - In Artikuj mjekësor(https://hygeia.al/category/artikuj-mjekesor/) - 15/12/2021
Parandalimi i kancerit të gjirit fillon me adaptimin e një stili jetese të shëndetshëm
Por, a ekzistojnë masa parandaluese për kancerin e gjirit dhe cilat janë ato?
Ekzistojnë faktorë rreziku si rastet me, histori familjare me kancer gjiri, që konsiderohet si faktor rreziku që nuk varet nga ne dhe si i tillë nuk mund të bëjmë asgjë për të ndryshuar këtë fakt.
Ndërkohë kemi faktorë të tjerë rreziku të cilët lidhen me stilin e jetesës të gjithësecilit nga ne të cilët nëse modifikohen ulet ndjeshëm rreziku për t’u prekur nga kanceri i gjirit.
Si të reduktoni rrezikun për t’u prekur nga Kanceri i Gjirit?
Studimet kanë treguar se ndryshimi i stilit të jetesës ndikon në uljen e probabilitetit për t’u prekur nga kanceri i gjirit, përfshirë edhe kategorinë e atyre të konsideruar me rrezik të lartë për t’u prekur.
Më poshtë po ju listojmë disa nga masat parandaluese që gjithësecila prej jush duhet t’i ketë parasysh:
Limitoni konsumin e alkolit
Sa më shumë alkool të konsumoni aq më i madh do të jetë edhe rreziku për t’u prekur nga kanceri i gjirit. Ajo ç’ka mjekët specialistë rekomandojnë, është të limitohet konsumi i alkoolit në jo më shumë se 1 gotë në ditë.
Jo Duhan
Statistikat e akumuluara në kohë paraqesin një lidhje të drejtpërdrejtë midis duhanit dhe kancerit të gjirit, sidomos te gratë në pre-menopauzë. Prandaj mos pirja e duhanit është dhurata më e mirë që mund t’i bëni shëndetit tuaj.
Mbani nën kontroll peshën
Të qenit mbi peshë ose më keq akoma obezë, rrit rrezikun për kancer gjiri dhe ky probabilitet është akoma më i lartë sidomos nëse prekeni nga obeziteti në periudhën pas menopauzës.
Merruni me aktivitet fizik
Aktiviteti fizik ndihmon në mbajtjen e një peshe të shëndetshme e cila nga ana tjetër ndihmon në parandalimin e kancerit të gjirit. Për adultë sa më të shëndetshëm, mjekët specialistë rekomandojnë të paktën 150 minuta aktivitet fizik të moderuar në javë.
Ushqyerja me gji
Gjidhënia luan një rol të rëndësishëm në parandalimin e kancerit të gjirit. Pra, sa më shumë të zgjasë periudha e gjidhënies aq me shumë rritet edhe efekti mbrojtës ndaj kësaj sëmudje.