Hygeia(https://hygeia.al/)
Rreth Nesh(https://hygeia.al/rreth-nesh/)
Cilësia & Siguria(https://hygeia.al/cilesia-siguria/)
Burimet Njerëzore(https://hygeia.al/burimet-njerezore/)
Shërbimet Mjekësore(https://hygeia.al/sherbimet-mjekesore/)
Mjekët Tanë(https://hygeia.al/mjeket-tane/)
Pacientë & Vizitorë(https://hygeia.al/paciente-vizitore/)
Të Reja(https://hygeia.al/te-reja/)
Hygeia(https://hygeia.al/)
Rreth Nesh(https://hygeia.al/rreth-nesh/)
Cilësia & Siguria(https://hygeia.al/cilesia-siguria/)
Burimet Njerëzore(https://hygeia.al/burimet-njerezore/)
Shërbimet Mjekësore(https://hygeia.al/sherbimet-mjekesore/)
Mjekët Tanë(https://hygeia.al/mjeket-tane/)
Pacientë & Vizitorë(https://hygeia.al/paciente-vizitore/)
Të Reja(https://hygeia.al/te-reja/)
Shintigrafia e Tiroides
By Hygeia Hospital(https://hygeia.al/author/nzyma/) - In Artikuj mjekësor(https://hygeia.al/category/artikuj-mjekesor/) - 15/12/2021
Shintigrafia e tiroides është ekzaminim i mjekësisë bërthamore, i thjeshtë dhe i padhimbshëm, që lejon të studiohen forma, dimensioni dhe funksioni i tiroides.
Informacioni që jep shintigrafia e tiroides mbi funksionalitetin dhe strukturën e tiroides, ndihmon në marrjen e një diagnoze të shpejtë, hallkë mjaft e rëndësishme për të vijuar më tej me proçedura të mëtejshme diagnostike dhe trajtimin e duhur të pacientit.
Proçedura:
Proçedura zgjat rreth 30 minuta dhe siç theksuam edhe më lart nuk është e dhimbshme.
Fillimisht injektohet një substancë e veçantë e quajtur “radiomedikament” (apo gjurmues radioaktiv) në mënyrë që të përthithët nga gjendra tiroide e cila çliron “rrezatimin”. Aparatura e përdorur për proçedurën quhet “gamma camera”dhe shërben për transformimin në imazh të rrezatimeve të çliruara nga gjendra tiroide.
Imazhi shintigrafik i tiroides normale riprodhon ekzatësisht aspektin anatomik të saj, duke evidentuar të dy lobet, nga të cilët lobi i djathtë është zakonisht në dimensione pak më të mëdha se i majti dhe zona e istmusit, e vendosur përpara trakesë e cila shfaqet në formën e një zone me pak radioaktivitet.
Gjurmuesi universal i përdorur për shintigrafinë e tiroides është 99m TcO4 – dhe merret në rrugë intrevenoze në sasi 1 – 2 mCi (35 – 70Mbq).
Në rastet e ektopisë së indit të tiroides(pozicionimi i gjendrës së tiroides pas dërrasës së kraharorit pra, pozicionim jo normal) dhe në rastet e prezencës së metastazave të dyshimta funksionante të kancerit të tiroides, rekomandohet si gjurmues jodi ( 131 J) i cili çliron energji relativisht të lartë të rrezatimit, e për pasojë siguron kushte të besueshme të zbulimit nga jashtë.