Hygeia(https://hygeia.al/)

Rreth Nesh(https://hygeia.al/rreth-nesh/)

Cilësia & Siguria(https://hygeia.al/cilesia-siguria/)

Burimet Njerëzore(https://hygeia.al/burimet-njerezore/)

Shërbimet Mjekësore(https://hygeia.al/sherbimet-mjekesore/)

Mjekët Tanë(https://hygeia.al/mjeket-tane/)

Pacientë & Vizitorë(https://hygeia.al/paciente-vizitore/)

Të Reja(https://hygeia.al/te-reja/)

Hygeia(https://hygeia.al/)

Rreth Nesh(https://hygeia.al/rreth-nesh/)

Cilësia & Siguria(https://hygeia.al/cilesia-siguria/)

Burimet Njerëzore(https://hygeia.al/burimet-njerezore/)

Shërbimet Mjekësore(https://hygeia.al/sherbimet-mjekesore/)

Mjekët Tanë(https://hygeia.al/mjeket-tane/)

Pacientë & Vizitorë(https://hygeia.al/paciente-vizitore/)

Të Reja(https://hygeia.al/te-reja/)

Kur duhet të drejtohemi te mjeku pediatër?

By Hygeia Hospital(https://hygeia.al/author/nzyma/) - In Artikuj mjekësor(https://hygeia.al/category/artikuj-mjekesor/) - 15/12/2021

Shëndeti i fëmijëve është prioriteti i çdo prindi, prandaj edhe shqetësimi kryesor i tyre është se si duhet të veprojnë në rastet kur fëmija sëmuret, qoftë kur ka ethe, temperaturë, kollë apo dhimbje barku.

Pra, pyetja që lind natyrshëm në të tilla raste është :

Kur duhet të drejtohemi te mjeku pediatër?

Në çdo rast, pra si atëherë kur simptomat që shfaqen te fëmija janë serioze, por edhe në ato raste kur ju mendoni që janë të lehta dhe mund t’i dominoni, ne ju rekomandojmë që gjithmonë të kontaktoni menjëherë mjekun tuaj pediatër, pasi çdo sëmundje ka specifikat e veta dhe si të tilla mund të vlerësohen vetëm nga mjeku specialist, duke filluar nga mënyra e shfaqjes, transmetimit, parandalimit dhe domosdoshmërisht edhe trajtimit.

Po cilat janë disa nga simptomat që çdo prind duhet të vlerësojë më së shumti?

Më poshtë po ju listojmë disa nga simptomat (shenjat) që mund të konstatoni dhe të cilat më së shumti duhen vlerësuar nga ana e çdo prindi për t’ju drejtuar mjekut pediatër:

Ethe dhe temperaturë

Në shumë raste, kur fëmijët kanë temperaturë, prindërit frikësohen e nuk dinë si të veprojnë. E megjithatë prezenca e etheve & temperaturës jo domosdoshmërisht është e keqe. Përkundrazi, temperatura e trupit rritet në mënyrë që të luftojë më efektivisht infeksionin viral.

Kontaktoni menjëherë me mjekun pediatër në rastet kur:

Foshnja është nën moshën 2 ose 3 muaj dhe ka ethe, apo edhe temperaturë më të ulët se 38 gradë celcius. Duke pasur sistem imunitar më të dobët, prezenca e infeksionit te foshnjat e kësaj moshe, mund të jetë shenjë e diçkaje më serioze si meningiti bakterial ose pneumonia.

Fëmija është më i madh se 3 muaj dhe njëkohësisht përveç temperaturës shfaq edhe simptoma të tjera si debulesë, të vjella dhe ethet zgjasin më shumë se 3 ditë.

Temperatura e fëmijës është mbi 38 gradë celcius dhe përsëritet vazhdimisht e veçanërisht nëse shfaqen edhe simptoma të tjera, të tilla si skuqje lëkure, probleme me frymëmarrjen, probleme me zgjimin, si dhe të vjella apo diarre të vazhdueshme.