Skip to Content

Hapen aplikimet për programet Master Shkencor dhe Master Ekzekutiv në UBT

September 8, 2026 by

Admin

Universiteti Bujqësor i Tiranës hap aplikimet për të gjitha programet Master Shkencor dhe Master Ekzekutiv , duke u ofruar të diplomuarve mundësinë për të vijuar studimet e ciklit të dytë në një gamë të gjerë fushash të lidhura me ekonominë, agrobiznesin, bujqësinë, mjedisin, teknologjinë, ushqimin, pyjet dhe zhvillimin rural.

Afati i aplikimit është deri më 5 tetor 2026. Të gjitha aplikimet dhe dorëzimi i dokumentacionit do të kryhen pranë Godinës B, Zyra 107, në Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit, UBT .

Oferta akademike përfshin programe Master të ndërtuara në fusha të ndryshme specializimi, duke u dhënë studentëve mundësinë të thellojnë njohuritë e fituara gjatë studimeve Bachelor dhe të zhvillojnë kompetenca profesionale dhe shkencore të orientuara drejt tregut të punës.

Në kuadër të ofertës akademike janë hapur aplikimet për këto programe:

Menaxhim Agrobiznesi , me profile “Menaxhim” dhe “Sipërmarrje dhe Inovacion”

Marketingu i Ushqimit dhe Biznesi Digjital

Ekonomi Agrare dhe Politika Evropiane

Ekonomia Qarkulluese

Financë-Kontabilitet , me profile “Financë-Bankë” dhe “Kontabilitet-Auditim”

Informatikë Biznesi , me profile “Zhvillim Software dhe Sisteme Biznesi” dhe “Data Science dhe Inteligjencë Artificiale në Ekonomi”

Turizëm i Qëndrueshëm dhe Zhvillim Rural

Inxhinieri Mjedisi dhe Menaxhim Uji , me profile “Menaxhim Uji” dhe “Menaxhim i Burimeve Natyrore”

Shkenca Zooteknike dhe Akuakulturë , me profile në Zootekni dhe Sigurinë e Produkteve Shtazore, si dhe Akuakulturë dhe Peshkim

Agronomi , me profile “Agronomi e Përgjithshme”, “Hortikulturë” dhe “Mjekësi Bimore”

Energjitë e Rinovueshme

Digjitalizim dhe Automatizim në Bujqësi

Planifikim dhe Arkitekturë Peizazhi , me profile “Arkitekturë Peizazhi” dhe “Planifikim Peizazhi”