Shërbimet Mjekësore(https://al.spitaliamerikan.com/sherbimet-mjekesore/)
Stafi Mjekësor(https://al.spitaliamerikan.com/stafi-mjekesor/)
Degët(https://al.spitaliamerikan.com/deget/)
Të Reja(https://al.spitaliamerikan.com/tereja/)
Pacientët(https://al.spitaliamerikan.com/pacientet/)
Rreth Nesh(https://al.spitaliamerikan.com/rreth-nesh/)
Chairman(https://al.spitaliamerikan.com/rreth-nesh/chairman/)
Burimet Njerëzore(https://al.spitaliamerikan.com/rreth-nesh/burimet-njerezore/)
Pyetjet më të shpeshta(https://al.spitaliamerikan.com/rreth-nesh/pyetjet-me-te-shpeshta/)
Kontakt(https://al.spitaliamerikan.com/rreth-nesh/kontakt/)

Politikat e privatësisë – American Hospital SHA
American Hospital(https://al.spitaliamerikan.com) > Politikat e privatësisë – American Hospital SHA
American Hospital SHA, respekton dhe mbron privatësinë e të dhënave personale të pacientëve, vizitorëve, punonjësve dhe çdo subjekti tjetër të të dhënave. Kjo politikë shpjegon se si mbledhim, përdorim, ruajmë dhe mbrojmë të dhënat tuaja personale, në përputhje me Ligjin nr. 124/2024, Udhëzimet e Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Rregulloren e Bashkimit Europian 2016/679 (GDPR).
—
1. Kush jemi ne?
Kontrolluesi i të dhënave personale : American Hospital SHA.
Adresa : Rr. Sabaudin Gabrani, Njësia nr. 6, Nd. 2, Tiranë.
Tel : +355 4 235 7535
Email : [email protected](https://al.spitaliamerikan.com/cdn-cgi/l/email-protection#eb82858d84ab989b829f8a87828a868e9982808a85c5888486)
Website : www.spitaliamerikan.com(https://spitaliamerikan.com)
Nëpunësi për Mbrojtjen e të Dhënave (DPO):
Email : [email protected](https://al.spitaliamerikan.com/cdn-cgi/l/email-protection#94f5e6f6f1fabaf5f8f8f5fef6f1e1d4e7e4fde0f5f8fdf5f9f1e6fdfff5fabaf7fbf9)
—
2. Çfarë të dhënash mbledhim?
Ne përpunojmë vetëm të dhënat e nevojshme për ofrimin e shërbimeve tona. Këto mund të përfshijnë:
a) Të dhëna identifikuese dhe kontakti: Emër, mbiemër, datëlindje, numër identifikimi, adresë, numër telefoni, email.
b) Të dhëna shëndetësore (të ndjeshme): Historik mjekësor, diagnoza, analiza laboratorike, trajtime, receta dhe rezultate ekzaminimesh.
c) Të dhëna financiare dhe administrative: Të dhëna faturimi, pagesa, sigurime shëndetësore, marrëveshje kontraktuale, etj.
d) Të dhëna sigurie: Pamje nga kamerat e sigurisë (CCTV) dhe regjistra hyrje-daljeje.
e) Të dhëna online:
Nëpërmjet faqes tone online, ne mund të përdorim cookies ose teknologji të ngjashme me qëllim përmirësimin e funksionalitetit dhe shërbimit ndaj jush si përdorues.