Shërbimet Mjekësore(https://al.spitaliamerikan.com/sherbimet-mjekesore/)
Stafi Mjekësor(https://al.spitaliamerikan.com/stafi-mjekesor/)
Degët(https://al.spitaliamerikan.com/deget/)
Të Reja(https://al.spitaliamerikan.com/tereja/)
Pacientët(https://al.spitaliamerikan.com/pacientet/)
Rreth Nesh(https://al.spitaliamerikan.com/rreth-nesh/)
Chairman(https://al.spitaliamerikan.com/rreth-nesh/chairman/)
Burimet Njerëzore(https://al.spitaliamerikan.com/rreth-nesh/burimet-njerezore/)
Pyetjet më të shpeshta(https://al.spitaliamerikan.com/rreth-nesh/pyetjet-me-te-shpeshta/)
Kontakt(https://al.spitaliamerikan.com/rreth-nesh/kontakt/)

Nga Dhjetori 2006, Spitali Amerikan prej 17 vitesh mundëson shërbimet bashkëkohore që dikur detyronin shqiptarët të dilnin jashtë vendit
By Spitali Amerikan(https://al.spitaliamerikan.com/author/sa/) - In Të Reja(https://al.spitaliamerikan.com/category/te-reja/) - 13/12/2023
Dhjetori është muaji kur ka hapur dyert struktura e parë private shëndetësore, më madhore dhe moderne në vend, Spitalit Amerikan.
I pari spital privat në vend, i cili falë infrastrukturës, stafit shumë të kualifikuar dhe shërbimeve shëndetësore që ofron ka revolucionarizuar shëndetësinë shqiptare, duke sjellë në nivel bashkëkohor jo vetëm kujdesin mjekësor për të gjithë pacientët, por gjithashtu duke mundësuar shërbime për të cilat dikur shqiptarët ishin të detyruar të dilnin jashtë kufijve.
Spitali Amerikan është i pari dhe i vetmi spital në vend që prej 15 vjetësh kryen transplantin e veshkës, ku më shumë se 200 të tilla janë realizuar me sukses nga një ekip mjekësh shumë të kualifikuar dhe me shumë eksperiencë në këtë fushë.
Por transplanti i veshkës nuk është i mundur për të gjithë, kjo për faktin se në Shqipëri kryen transplante vetëm me donatorë të gjallë dhe të afërm, por edhe për shkak të rolit thelbësor që ka përshtatshmëria midis marrësit dhe dhuruesit.
Në të tilla raste për veshkën që ka humbur funksionet nevojitet hemodializa, një proces jetik për çdo pacient.
Që nga vitit 2008 Spitali Amerikan ka organizuar rrjetin e shërbimit bashkëkohor të hemodializës.