Skip to content

Shërbim Mjekësor Modern

6 Klinika në Shqipëri

300+ Profesionistë të Kualifikuar

Laborator Mjekësor në Sukth | Testet laboratorike

Rezervoni në Telefon

Rezervoni në Whatsapp

Home(https://klinikakristi.al/)

Laborator Mjekësor në Sukth | Testet laboratorike

Klinika Kristi ofron një laborator mjekësor në Sukth i cili garanton shërbime elitare diagnostikuese cilësore për të gjithë pacientët tanë. Ne ofrojmë teste laboratorike klinike të detajuara dhe korrekte për pacientët ambulatorë, pacientët e klinikës sonë mjekësore, pacientë të tjerë spitalorë dhe më tepër. Misioni ynë është të kontribuojmë në shëndetin dhe mirëqenien e përgjithshme të çdo anëtari të komunitetit tonë. Si të tillë, ne përpiqemi të ofrojmë shërbime laboratorike mjekësore në kohë dhe të sakta për këdo. Klinika jonë është e pajisur me teknologjitë më të fundit diagnostikuese të cilat na lejojnë të ofrojmë një gamë të gjërë shërbimesh duke përfshirë këtu:

Testet biokimike

Testet hormonale

Testet imunologjike

Testet hematologjike

Testet bakteriologjike

Analiza të tjera specifike

Rezervo një orar me një mjek laboratori në Sukth

Rezervo një konsultë(https://klinikakristi.al/kontakt/)

+355 69 228 4275

Vlerësimet në Google

4.9 stars | 152 reviews

Përse duhet të zgjidhni laboratorin mjekësor në Klinikën Kristi?

Një klinikë mjekësore moderne që garanton:

Prioritet për pacientin

Shërbim mjekësor të menjëhershëm, pa pritje në rradhë!

Eksprertizë mjekësore

Kujdes të personalizuar nga mjekë të kualifikuar dhe profesionistë.

Konfidencialitet

Trajtim i çdo pacienti me integritet dhe ruajtje e plotë e konfidencialitetit të tyre.

Çmime konkurruese

Tarifa të përballueshme dhe transparente për çdo shërbim.

Analiza laboratori të specializuara

Testet laboratorike janë një element i rëndësishëm i kujdesit të përgjithshëm shëndetësor, përmes të cilit mjekët tanë mund të marrin të dhëna të detajuara për shëndetin dhe gjendjen e pacientëve të tyre. Nëse jeni duke kërkuar për një laborator mjekësor të specializuar në Sukth, klinika Kristi garanton standardet më të larta të cilësisë për të gjitha testet laboratorike dhe diagnostike. Ne ofrojmë një shumëllojshmëri të gjerë testesh laboratorike, nga analizat e thjeshta të gjakut deri tek ekzaminimet më komplekse diagnostikuese për sëmundje më specifike. Përveç ofrimit të një game të gjerë shërbimesh klinika jonë mundëson gjithashtu rezultate në kohë rekord. Stafi ynë mjekësor është shumë i kualifikuar dhe i besueshëm në ofrimin e një diagnoze përfundimtare të saktë dhe në leximin e rezultateve të tyre.

Laboratori ynë poli-diagnostik në Sukth është një nga shtyllat më të rëndësishme të klinikës sonë. Testet tona të specializuara mjekësore u mundësojnë specialistëve tanë të përcaktojnë me saktësi diagnozën e pacientëve në një kohë mjaft të shkurtër. Gjithashtu duhet të dini se trajtimi i suksesshëm nuk do të jetë i mundur pa ekzaminime të sakta laboratorike.

Shërbime Laboratori

I akredituar sipas standardeve shqiptare dhe europiane, laboratori ynë mjekësor ofron për pacientët tanë shërbimet e mëposhtme:

Analiza të plota të pacientëve ambulatorë dhe atyre të shtruar në spital

Kontrollet e mëtejëshme dhe monitorimi i trajtimit të pacientëve tanë

Monitorimi i marrjes së mjekimeve, vitaminave, hormoneve ose shënuesve të tumorit

Parandalimi dhe diagnostikimi i çrregullimeve në fazën e tyre subklinike

Zbulimi i përdorimit të drogave abuzive

Kontrolle të mëtejshme për pacientët gjatë rehabilitimit nga përdorimi i drograve

Monitorimi për pacientët onkologjikë

Laboratori ynë mjekësor garanton saktësi dhe profesionalizëm në kryerjen e testeve rutinë dhe specifike në fushën e:

Biokimisë klinike

Hematologjisë

Koagulimi

Imunologjia

Bakteriologjia

Hormoneve

Paneleve alergjike

Intolerancës ushqimore

Toksikologji/Droga

Farmakologjisë

Fertilitetit

Markuesit e tumorit

Vitaminat

Markuesit hepatik

Onkologjia

Serologjia

Biologji Molekulare

HPV

Mikrobiologjia

Anatomia patologjike

Ne synojmë të krijojmë marrëdhënie të shëndetshme dhe afatgjatë midis pacientëve tanë dhe mjekëve të tyre. Qëllimi ynë kryesor është të garantojmë shërbime patologjike të cilësisë më të lartë. Laboratori ynë ofron një gamë të gjërë të testeve hematologjike, imunologjike, bakteriologjike, biokimike, hormonale etj. Ne jemi të përkushtuar për të siguruar shërbime të shpejta dhe të sakta diagnostikuese për të gjithë pacientët tanë. Ne e kuptojmë rëndësinë e kohës kur bëhet fjalë për trajtime të suksesshme mjekësore. Kjo është arsyeja pse i japim prioritet efikasitetit, kohës së shpejtë të kthimit, suportit të vazhdueshëm dhe dërgimit të raporteve të personalizuara. Asnjë pacient nuk është i njëjtë, prandaj, stafi ynë i specializuar i laboratorit sigurohet që gjithmonë të krijojë raporte të përshtatura për gjendjen, nevojat dhe specifikimet e vecanta të pacientëve tanë.