Skip to content

Shërbim Mjekësor Modern

6 Klinika në Shqipëri

300+ Profesionistë të Kualifikuar

Alergologjia | Mjek Alergolog në Sukth

Rezervoni në Telefon

Rezervoni në Whatsapp

Home(https://klinikakristi.al/)

Alergologjia | Mjek Alergolog në Sukth

Klinika Kristi ofron konsulta me një mjek alergolog në Sukth i cili mundëson diagnostikimin dhe trajtimin e alergjive, astmës dhe një sërë problemesh imunologjike. Ekspertët tanë kanë kryer trajnime të shumta në fushën e alergjisë dhe imunologjisë dhe janë të përkushtuar për të ofruar standartet më të larta të kujdesit shëndetësor për pacientët e tyre. Duke përdorur teknikat më të fundit diagnostikuese, alergologu ynë do të arrijë një diagnozë preçize të gjendjes tuaj, duke ju ofruar gjithashtu një plan trajtimi të personalizuar për alergjinë ose astmën tuaj.

Konsulencë e specializuar me alergologun tonë

Testi i shpimit të lëkurës

Testet e alergjisë ushqimore

Testet e funksionit të mushkërive

Analizat e gjakut

Trajtime të personalizuara

Rezervo një konsultë me një mjek alergolog në Sukth

Rezervo një konsultë(https://klinikakristi.al/kontakt)

+355 69 228 4275

Vlerësimet në Google

4.9 stars | 152 reviews

Përse duhet të vizitoni një mjek alergolog në Klinikën Kristi?

Një klinikë mjekësore moderne që garanton:

Prioritet për pacientin

Shërbim mjekësor të menjëhershëm, pa pritje në rradhë!

Eksprertizë mjekësore

Kujdes të personalizuar nga mjekë të kualifikuar dhe profesionistë.

Konfidencialitet

Trajtim i çdo pacienti me integritet dhe ruajtje e plotë e konfidencialitetit të tyre.

Çmime konkurruese

Tarifa të përballueshme dhe transparente për çdo shërbim.

Fusha e Alergologjisë

Alergologu ynë është i specializuar për të trajtuar probleme specifike që ndikojnë në sistemin tuaj imunitar dhe disa prej tyre mund të jenë:

Alergjitë dhe çrregullimet alergjike

Këto çrregullime ndodhin kur sistemi juaj imunitar reagon ndaj një ushqimi specifik që keni konsumuar, ose një alergjeni specifik që mund të keni nuhatur ose keni prekur.

Astma

Astma është një sëmundje që shfaqet kur rrugët e frymëmarrjes në mushkëri bllokohen. Ataket e astmës zakonisht ndodhin kur frymëmarrja ndikohet nga një shkaktar mjedisor.

Çrregullime të imunitetit

Këto çrregullime janë gjenetike dhe bëjnë që sistemi juaj imunitar të mos funksionojë siç duhet.

Diagnoza dhe trajtimi alergjik

Nëse po kërkoni një alergolog në Sukth i cili mund t’ju ndihmojë me diagnostikimin e problemit tuaj, ekspertët tanë ju ofrojnë shërbime mjekësore të specializuara. Alergologu ynë do të:

Do të kryej të gjitha testet e nevojshme të alergjisë, duke përfshirë ushqimet e ndryshme, polenin, mykun, zbokthin e kafshëve shtëpiake, por jo vetëm.

Do të kryej teste të plota të funksionit të mushkërive për të diagnostikuar astmën.

Do të jap receta ose pajisje mjekësore specifike për parandalimin, trajtimin ose minimizimin e efektit të reaksioneve alergjike të pacientit dhe/ose ataket e astmës.

Do të bëjë një listë të ndryshimeve të stilit të jetesës që pacienti duhet të bëjë që të shmang alergjitë dhe shkaktarët e astmës.

Do të administrojë vaksina kundër alergjive ose lloje të tjera trajtimesh imunoterapie në mënyrë reaksionet alergjike të pacientit të evitohen.

Do të kryej një sërë testesh diagnostikuese për çrregullimet e mungesës së imunitetit.

Do të jap këshilla të dobishme se si pacientët me çrregullime imune të shmangin infeksionet.

Do të kryej trajtime me imunoglobulinë intravenoze (IVIG) për pacientët me çrregullime specifike imune.

Do të kryej desensibilizimin e ilaceve në mënyrë që pacienti të mund të marrë medikamentet në mënyrë sa më të sigurt.

Çfarë sëmundjesh trajton alergologu ynë?

Alergologu ynë ofron trajtim për një sërë sëmundjesh, duke përfshirë këtu:

Konjuktivitin alergjik.

Rinitin alergjik (ethet e barit).

Anafilaksinë.

Angioedemën.

Astmën.

Alergjitë ndaj ilaceve.

Ekzemën.

Çrregullimet eozinofilike.

Alergjitë ushqimore.

Urtikaritën.

Alergjitë nga pickimi i insekteve.

Alergjitë nga lateksi.

Infeksionet e sinusit.

Kur duhet të shkoni te alergologu?

Nëse dëshironi të testoheni ose të trajtoheni për alergjinë, astmën ose çrregullime të tjera të sistemit imunitar, ju rekomandojmë të planifikoni një konsultë me një alergolog në Sukth. Nëse vëreni ndonjë nga shenjat e mëposhtme atëher ju rekomandojmë të konsultoheni me një nga specialistët tanë:

Reaksionet tuaja alergjike ju shkaktojnë probleme me frymëmarrjen, ënjtje të fytyrës dhe/ose gjuhës, ose simptoma të tjera të rënda.

Jeni të vetëdijshëm se keni alergji por nuk i dini shkaktarët e saj.

Ju nuk mendoni se mjekimi aktual është i duhuri për të menaxhuar alergjinë ose astmën tuaj.

Alergjia ose astma krijon probleme në jetën, punën ose aktivitetet tuaja shoqërore.

Keni shumë kollë, veçanërisht gjatë natës ose pas aktivitetit fizik.

Keni vënë re se sëmureni shpesh dhe se ju duhet më shumë kohë për t’u shëruar nga ftohjet ose sëmundjet e tjera sezonale.

Testimi i Alergjisë

Kjo klinikë mjekësore në Sukth ofron lloje të ndryshme të testeve diagnostikuese në varësi të alergjive. Disa nga këto teste janë:

Testi i shpimit të lëkurës

Kjo metodë testimi është një nga testet më të zakonshme që një alergolog mund të kryejë për të identifikuar alergjinë dhe shkaktarët e saj. Gjatë këtij ekzaminimi, alergologu ynë do të gërvisht lëkurën tuaj duke përdorur një aplikues të veshur me një sasi shumë të vogël alergjeni.