Skip to main content

Close Search

IKF - ASHSH(https://ikf-akad.al)

Menu

Aktivitete të Institutit Kombëtar të Fizikës

Aktiviteti përmbyllës i konkursit Younivers – Shqipëri 2023

1

1

RTSH Korça : Konkursi ndërkombëtar frankofon i astronomisë

Sot, me 3 nëntor, u zhvillua aktiviteti përmbyllës i konkursit Younivers – Shqipëri 2023, në sallën e bibliotekës së qytetit të Korçës. Ky aktivitet u realizua si rezultat i bashkëpunimit të Institutit Kombëtar të Fizikës me Aleancën Franceze Tiranë dhe Aleancën Franceze Korçë, me mbështetjen e Akademisë së Shencave të Shqipërisë. Çmimi i parë i këtij konkursi ishte një teleskop i dhuruar nga Société Astronomique de France, ndërsa çmimet e tjera ishin dhurata simbolike si teleskopë të vegjël dhe libra. Të gjithë konkurentët u pajisën me çertifikata pjesëmarrje.

Vendi i parë : Anja Leska, Brion Balla, Dijonis Proj, Joni Ashimi nga “Raqi Qirinxhi” Korçë.

Vendi i dytë : Renis Mankollari nga “Raqi Qirinxhi” Korçë; Alesia Xhaxho, Fineas Kadi nga “Sevasti Qiriazi” Korçë.

Vendi i tretë : Dea Liço, Krisea Ziu, Sara Duçi nga “Raqi Qirinxhi” Korçë; Bjona Martiko nga “Gjergj Kastrioti” Durrës dhe Fiona Shehi nga “Asim Vokshi” Tiranë.

Ju presim në Tiranë me 26 janar 2024, në aktivitetin përmbyllës të Younivers Ndërkombëtar, në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.

Webinari 8

Me rastin e Javës Botërore të Hapësirës (World Space Week), Instituti Kombëtar i Fizikës ka menduar që webinarin e rradhës ta sjellë në formën e një leksioni të hapur dhe një ore mësimore për ciklin parauniversitar, në bashkëpunim me rrjetin CosmoVerse ( https://cosmoversetensions.eu/ ), me temë “Space Week Seminar – Exploring the Universe”.

CosmoVerse është një rrjet studiuesish që punojnë për të kuptuar natyrën e Universit. Ky rrjet është i përqëndruar në Evropë, por ka një shtrirje globale.

Prof. Benjamin Wandelt dhe Dr. Elsa Teixeira do të mbajnë një webinar, ku do të shpjegojnë të kuptuarit tonë të deritanishëm për mënyrën e evolimit të Universit, nga Big Beng deri në gjendjen e tij aktuale. Për më shumë informacion: https://cosmoversetensions.eu/event/space-week-seminar-for-classes-students-15-18yo/

Java Botërore e Hapësirës është një festë ndërkombëtare e shkencës, teknologjisë dhe kontributit të tyre në thellimin e të kuptuarit njerëzor mbi hapësirën, eksplorimin e saj dhe vendin tonë në Univers.

1

1

Data dhe ora: 6 tetor 2023 , 11:00 AM – Amsterdam, Berlin, Rome, Stockholm, Vienna. Zoom Meeting: https://universityofmalta.zoom.us/j/92792940163 (m eeting ID: 927 9294 016 )

Part 1: https://www.youtube.com/watch?v=uOi5CjNxdQY

Part 2: https://www.youtube.com/watch?v=0XS_dCIoJDI

Email-i i sekretarisë së shkollës: infoschool@ikf-akad.al

Për informacione të mëtejshme: https://indico.cern.ch/event/1308067/

Programi i shkollës: https://indico.cern.ch/event/1308067/timetable/

Shkolla Ballkanike “Data Science Applications in Physics” në Tiranë 2024

Edicioni i pestë i shkollës mbi shkencën e të dhënave, Grimcave elementare, Astro-grimcave dhe Fizikën Mjekësore, ka për qëllim të mbledhë studentë dhe kërkues të rinj nga të gjitha vendet, që studiojnë dhe punojnë në fushën e fizikës dhe shkenca ndërdisiplinore. Këtë vit kjo shkollë do jetë e dedikuar për një spektër më të gjerë të aplikimeve në Fizikë, si Fizika e Materies së Kondensuar dhe Trupit të Ngurtë.

Ky edicion i pestë, organizohet nga Instituti Kombëtar i Fizikës, Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Departamenti i Fizikës, FSHN, UT; me mbështetjen e Politeknikut të Barit dhe Institutit Ndërkombëtar të Fizikës Bërthamore (INFN), seksioni Bari.

Shkolla do të trajtojë leksione dhe praktika të fushave të mësipërme, me fokus analizën e të dhënave. Kjo shkollë do të mbahet midis datave 22-26 janar 2024 . Janë të ftuar të aplikojnë studentë nga të gjitha vendet, me preferencë nga ato të Ballkanit. Rregjistrimet janë të hapura deri në 15 dhjetor 2023; rregjistrimi është pa pagesë dhe në fund të shkollës të gjithë pjesëmarrësit do ta pajisen me çertifikatë.

Votimi për tre videot e preferuara të konkursit për frankofonët e rinj 11-18 vjeç – Younivers 2023

Ju ftojmë të shihni videot konkurente të Younivers 2023 (renditja e konkurentëve është bërë sipas alfabetit). Votimi online është mbyllur.

Video A

Video D

Video B

Video E

Video C

Video F

Mundësi trajnimi / shkollimi / punësimi në International Centre for Theoretical Physics, Trieste, Itali

Shkencëtarë në të gjitha stadet e karrierës së tyre mund të avancojnë njohuritë në fizikë dhe matematikë përmes programeve të edukimit dhe trajnimit të ICTP. Qendra ofron një sërë programesh trajnimi, master dhe doktoraturë, së bashku me universitete të tjera Italiane dhe Evropiane. Shkencëtarët që duan të mbajnë lidhjet e tyre me ICTP mund të marrin pjesë në Skemën e Bashkëpunëtorëve të Qendrës, e cila mbështet vizitat sabatike gjatë një periudhe disavjeçare.

Për më shumë informacione, klikoni linkun më poshtë:

https://www.ictp.it/home/opportunities-overview

1

1

1

1

Natë yjesh në Akademinë e Shkencave!

Vrojtim me teleskop i unazës së Lirës, grumbullimit sferik të Herkulit, Andromedës dhe galaktikave të tjera më të largëta.

Të premten, datë 28 korrik, ora 20:00 në oborrin e Akademisë së Shkencave.

Ju lutem, për çështje organizimi të këtij aktiviteti, për të marrë pjesë na dërgoni emrat në adresën email: teleskop@ikf-akad.al

Vendndodhja:

https://maps.app.goo.gl/AveGRSLsKpTCazUdA(https://maps.app.goo.gl/AveGRSLsKpTCazUdA?fbclid=IwAR358b8Ha3ezie-MY1G53NfJO5Ks9LzJaTFWSNOWlazKLqEl8jv1k-rD5lc)

Webinari 7

Me datë 18 korrik, ditën e martë, ora 16:00 (ora e Tiranës), Dr. Albi Kerbizi nga Universiteti i Triestes dhe INFN do të mbajë referimin me temë “The fragmentation of quarks” në webinar-in e shtatë organizuar nga Instituti Kombëtar i Fizikës dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Prezantimi do të përmbledhë informacione interesante edhe për dëgjues që nuk i përkasin drejtimit të Fizikës së Grimcave. Referimi do të mbahet në anglisht, online në platformën Zoom. Abstraktin dhe prezantimin mund ta shkarkoni duke klikuar më poshtë.

CV Albi Kerbizi(https://ikf-akad.al/wp-content/uploads/2023/07/CV-Albi-Kerbizi.pdf)Abstract & presentation - Webinar 7(https://ikf-akad.al/wp-content/uploads/2023/07/Abstract-presentation-Webinar-7.pdf)

1

1

1

1

Për më shumë informacion klikoni më poshtë.

On the Moon again(https://www.onthemoonagain.org/)

Përsëri në Hënë – On the Moon again 2023

Në korrik të vitit 1969, 600 milionë njerëz nga të gjitha kontinentet ndoqën në radio apo televizor, së bashku me familjen e me miqtë e tyre, hapin e parë të njeriut në Hënë. Pesëdhjetë vite më pas, në vitin 2019, fushata me emrin ‘Përsëri në Hënë’ arriti të nxitë organizimin e 1350 aktiviteteve në 77 vende të botës. Për çdo vit në vijim, ne kërkojmë të tërheqim sërish vemendjen ndaj Hënës, në një lëvizje globale, universale, që kapërcen çdo kufi.

Si? Krejt thjesht. Ne duam që të gjithë, të rinj e të moshuar, të vrojtojnë Hënën përmes një teleskopi astronomik, përgjatë disa ditëve të këtij aktiviteti mbarëbotëror.

Keni pajisje astronomike? Instalojeni atë në cep të një rruge, përgjatë anës së një lumi, në një shesh…. Bashkohuni me ngjarjet ‘Përsëri në Hënë’, nga 23 deri në 25 qershor 2023! Bëjini kalimtarëve të rastit dhuratë pamjen e saj të bukur.

Në kuadrin e fushatës ‘Përsëri në Hënë’, IKF organizon vëzhgimin me teleskop të Hënës, ditën e premte, me datë 23 qershor në orën 20:00, në oborrin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Webinari 6

Ditën e martë, datë 13 qershor, ora 16:00 (ora e Tiranës), Instituti Kombëtar i Fizikës dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë organizojnë webinarin e rradhës me temë: “Fenomeni i fluoreshences se molekulave me interes biologjik”. Referuesi do të jetë Prof. Dr. Marenglen Spiro, Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Prezantimi do të mbahet në shqip, online në platformën Zoom. Abstraktin dhe prezantimin mund ta shkarkoni duke klikuar më poshtë.

CV Marenglen Spiro(https://ikf-akad.al/wp-content/uploads/2023/06/CV-Marenglen-Spiro.pdf)Abstrakt & prezantim - Webinar 6(https://ikf-akad.al/wp-content/uploads/2023/06/Abstrakt-prezantim-Webinar-6.pdf)

1

1

1

1

Gjatë ditëve të Konferencës së Dytë Ndërkombëtare të IKF, u zhvilluan edhe disa takime mjaft të rëndësishme për rivendosjen e bashkëpunimeve midis Shqipërisë dhe CERN.

Tadeusz Kurtyka, Christoph Schäfer dhe Ilirjan Margjeka, përkatësisht një nga inxhinierët e ndërtimit të LHC, përfaqësuesi i marrëdhënieve ndërkombëtare të CERN dhe fizikani shqiptar përfaqësues në eksperimentin CMS në CERN, biseduan me: Akad. Asoc. Mimoza Hafizi, Drejtore Ekzekutive e IKF; Prof. Dr. Spiro Drushku, Dekan i FSHN, UT; Prof. Dr. Polikron Dhoqina, përgjegjës i Departamentit të Fizikës, FSHN, UT; Dr. Olta Çakaj, koordinatore e IKF; Prof. Dr. Skënder Kabashi, Prof. Dr. Sadik Bekteshi, Prof. Dr. Bashkim Ziberi, MSc. Yllka Kabashi nga Universiteti i Prishtinës, Kosovë dhe Universiteti i Tetovës, Maqedonia e Veriut. Këto takime do ti paraprijnë bashkëpunimeve të mëtejshme, ku një vend thelbësor do të lujanë trajnimet dhe intership-et e studentëve dhe kërkuesve shkencor shqiptar në CERN.

Konferenca II e IKF

Pas mbarëvajtjes së Konferencës së Parë, në shkurt 2022, Instituti Kombëtar i Fizikës (IKF, www.ikf-akad.al), me mbështetjen e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, do të organizojë Konferencën e tij të Dytë, në datat 28-29 prill 2023.

Ky njoftim është njëkohësisht edhe fte­­­­së për Ju, dhe të gjithë fizikanët e interesuar që të marrin pjesë në këtë aktivitet shkencor. Konferenca do të mbahet në format të përzier, me pjesëmarrje fizike dhe online. Regjistrimi është pa pagesë. Gjuhët e komunikimit do të jenë anglisht dhe shqip.

IKF synon promovimin e dijeve më bashkëkohore dhe të ekselencës në fushën e fizikës në të gjithë hapësirën ku punojnë fizikanët shqiptarë, brenda dhe jashtë trojeve tona. Qëllimi i kësaj konference është mbështetja e shpërndarjes së rezultateve të kërkimit shkencor në sfondin e arritjeve më të fundit në fizikë, përfshirë këtu dhe mësimdhënien; konsolidimi i rrjetit të bashkëpunimit mes fizikanëve shqiptarë e joshqiptarë, si dhe zgjerimi i IKF me anëtarë të rinj.

Konferenca do të ketë vend për referime nga fizikanë të ftuar, shqiptarë ose të huaj. Një sesion i veçantë do t’i kushtohet mësimdhënies në fizikë.

Lexo më shumë(https://ikf-akad.al/wp-content/uploads/2023/04/Shpallja-e-Konferences-se-Dyte-Nderkombetare-te-IKF.pdf)

1

1

Pour participer:

Le challenge commence par l’inscription gratuite et ouverte jusqu’au 24 mars. Contactez-nous à l’adresse email: younivers@ikf-akad.al . Attention, le nombre d’équipes participantes sera limité. Ne tardez pas à vous inscrire!

Prof. Dr. Mimoza Hafizi

Institut National de Physique

Académie des Sciences, Albanie

Réfèrent Nationale du Challenge Younivers

Njoftim për frankofonët e rinj 11-18 vjeç mbi konkursin me video

ANNONCE POUR LES JEUNES FRANCOPHONES DE 11-18 ANS

L’Institut National de Physique et le Réseau des Alliances Françaises en Albanie, lance le 2ème challenge vidéo astro-ados Younivers de la francophonie destiné aux jeunes de 11 à 18 ans.

Le coup de cœur du challenge dans chaque pays se verra attribuer le prix national. Le lauréat gagnera UN TELESCOPE OU UNE LUNETTE ASTRONOMIQUE. Chaque lauréat national sera sélectionné pour la finale francophone internationale lors d’un événement à l’automne 2023.

En 2022, 80 jeunes de France, Liban, Madagascar, Maurice et Sénégal ont traité en vidéo des sujets très variés permettant de répondre à des questions astronomiques commençant par Comment.