Skip to main content

Close Search

IKF - ASHSH(https://ikf-akad.al)

Menu

Aktivitete të Institutit Kombëtar të Fizikës

1

1

Për të bërë rregjistrimin dhe për më shumë informacione rreth “International Conference and Winter School on Measurement, Modelling and Data Science in Research Innovation”, faqja online është: https://icmmdsri2025.my.canva.site/

IC-MMDRSI program(https://ikf-akad.al/wp-content/uploads/2025/12/IC-MMDRSI-program.pdf)

Konferenca Ndërkombëtare dhe Shkolla Dimërore mbi Matjet, Modelimin dhe Shkencën e të Dhënave në Inovacionin Kërkimor

Në datat 15-17 dhjetor 2025, Departamenti i Fizikës, FSHN dhe Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë në bashkëpunim me IKF, Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Universitetin Politeknik të Tiranës, organizojnë “Konferencën Ndërkombëtare dhe Shkollën Dimërore mbi Matjet, Modelimin dhe Shkencën e të Dhënave në Inovacionin Kërkimor”. IC-MMDSRI (The International Conference and Winter School on Measurement, Modelling and Data Science in Research Innovation) është një aktivitet ndërkombëtar që kombinon një Shkollë Dimërore dhe një Konferencë Shkencore, duke mbledhur fizikanë, matematikanë, shkencëtarë të të dhënave dhe profesionistë të fushave të aplikueshme për të ndarë zhvillimet më të fundit në matje, modelim dhe analizë të të dhënave. Programi përfshin leksione nga profesorë ndërkombëtarë dhe shqiptarë mbi teknika të avancuara të vlerësimit të matjeve, modelimit statistikor, regresioneve, metodave numerike, teknikave Monte Carlo, instrumenteve të matjes dhe standardeve industriale. Disa nga profesorët ndërkombëtar janë: Prof. Orion Ciftja nga Prairie View A&M University, Texas, SHBA; Prof. Lorentz Jäntschi, Universiteti Teknik i Cluj-Napoca, Rumani dhe Prof. Panos Argyrakis nga Universiteti “Aristotle” i Selanikut, Greqi.

Younivers Kombëtar 2025

Ceremonia e finales shqiptare të konkursit ndërkombëtar Younivers u zhvillua më 7 nëntor 2025. Si në vitet 2023 dhe 2024, pjesëmarrësit fituan përvojë në ideimin dhe realizimin e videove në përgjigje të pyetjes “Qëkur?” (“Depuis quand?”), në gjuhën frënge, që bashkon vende si Franca, Belgjika, Algjeria, Maroku, Libani, Kanadaja, Madagaskari, Senegali, Tunizia dhe Shqipëria. Konkursi organizohet nga Shoqata e Astronomëve të Francës me seli në Paris. Këtë vit morën pjesë 12 nxënës 16–18 vjeçarë nga Tirana dhe Korça, të apasionuar pas shkencës, veçanërisht astronomisë dhe gjuhës frënge.

Nxënësit punuan me astronomë shqiptarë e francezë dhe morën trajnim nga specialistë francezë të prodhimit të videove. Pas një angazhimi gjashtëmujor, ata fituan njohuri të vlefshme për krijimin e videove shkencore, të cilat pasurojnë CV-në e tyre. Videot u publikuan në faqen e Institutit Kombëtar të Fizikës në Akademinë e Shkencave dhe u votuan nga 240 persona. Sipas votuesve dhe IKF, videoja e Ajlin Qokut ishte më e mira.

Fituesi kombëtar mori si çmim një teleskop, dhuratë nga Shoqata e Astronomëve të Francës, ndërsa Akademia e Shkencave e Shqipërisë shpërndau dhurata simbolike për çdo pjesëmarrës. Këtë vit teleskopi iu dorëzuar vendit të parë nga vetë Prof. Dr. Sylvain Bouley, presidenti i Shoqatës së Astronomëve të Francës.

Ju presim në Younivers 2026!

1

1

Pyetjet e këtij viti ishin:

Qëkur fizika bërthamore është e lidhur me astrofizikën? – Ajlin Qoku, shkolla “Asim Vokshi”, Tiranë; Qëkur e kuptojmë procesin e formimit të yjeve? – Alesia Xhaxho, “Raqi Qirinxhi”, Korçë; Qëkur zhvillimi i teknologjive moderne ka ndihmuar në kuptimin tonë për Hënën? – Amarda Rrapushi dhe Kresia Kërëku, “Raqi Qirinxhi”, Korçë; Qëkur e vrojtojmë Rrugën e Qumështit? – Anja Mehmetas dhe Israjla Kërkuti, “Qemal Stafa”, Tiranë; Qëkur Ajnshtajni u bë i famshëm? – Eni Zheku, Roksana Vasili, Ivana Vasili, Kejsi Kamenica, “Raqi Qirinxhi”, Korçë; Qëkur njihen yjet neutronike? – Veron Çystri dhe Xhemi Koçi, “Asim Vokshi” dhe “Hillary Klinton”, Tiranë.

1

1

Temat e leksioneve dhe seancave hands-on:

Experiment: the cornerstone of scientific knowledge/discovery (Bachelor, MSh)

Introduction to data acquisition: From DAQ systems to IoT devices (Bachelor, MSh)

How to write a scientific paper (Bachelor, MSh)

Fundamentals and applications of magnetic resonance (MSh)

Superconductivity: Quantum coherence at everyday scale (Bachelor, MSh)

Prezantimet e leksioneve: https://indico.cern.ch/event/1595852/timetable/#all

Cikël leksionesh nga PhD Toni Shiroka

Gjatë datave 13 – 17 tetor 2025, Departamenti i Fizikës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës dhe Instituti Kombëtar i Fizikës, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, organizojnë “Javën e Fizikës në Tiranë”. Referuesi gjatë kësaj jave është PhD Toni Shiroka. Toni ka përfunduar studimet e masterit në Fizikë në Universitetin e Parmës dhe më pas doktoraturën në Fizikën e Materies së Kondensuar në kuadër të bashkëpunimit Oxford Slow-Muon (Heidelberg-Parma-ISIS). Interesat e tij kërkimore përfshijnë nanofizikën, magnetizmin organik dhe superpërçueshmëri, materialet me korrelacion të lartë elektronik, zhvillimet instrumentale, fizikën kompjuterike, etj. Toni ka marrë disa çmime gjatë karrierës së tij shkencore, përfshirë dhe atë për inovacion dhe ekselencë në mësimdhënie nga Eidgenössische Technische Hochschule (ETH), Zvicër. Aktualisht ai është Senior Scientist në ETH dhe Paul Scherrer Institut, përgjegjës përkatësisht për laboratorin e rezonancës magnetike bërthamore dhe atë të spektrometrit multi funksional të muoneve.

Toni Shiroka është pjesë e Bordit Drejtues të IKF dhe anëtar mjaft aktiv i institutit duke dhënë kontributin e tij në aktivitete dhe evente.

Në kuadër të projektit “Unveiling the Illyrian arsenal: Insights into ancient weaponry using spectroscopic and non-destructive techniques”, financuar nga READ (Research Expertise from the Diaspora) (nga AADF, Albanian-American Development Foundation) dhe AKKSHI (Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit), ai vjen në Tiranë për të mbajtur ciklin e leksioneve dhe seancave hands-on (seancave praktike).

Votimi për videon e preferuar të konkursit për frankofonët e rinj 11-18 vjeç – Younivers 2025

Ju ftojmë të shihni videot konkurente të Younivers 2025 (renditja e konkurentëve është bërë sipas alfabetit). Votimi online është mbyllur.

Video A (Ajlin Qoku)

Video D (Anja Mehmetas, Israjla Kerkuti)

Video B (Alesia Xhaxho)

Video E (E. Zheku, R. Vasili, I. Vasili, K. Kamenica)

Video C (Amarda Rapushi, Kresia Kërëku)

Video F (Veron Çystri, Xhemi Koçi)

Vëzhgimi i Hënës dhe Marsit me teleskop

Në ambjentet e jashtme të godinës B, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, u organizua vrojtimi i Hënën me teleskop në mbrëmjen e 2 shtatorit.

Aktivitete të tilla janë tashmë traditë e Departamentit të Fizikës, FSHN dhe Institutit Kombëtar të Fizikës, Akademia e Shkencave e Shqipërisë.

Në këto vrojtime është i mirëpritur një publik i gjerë të apasionuarish dhe kureshtarësh që duan të mësojnë më shumë mbi satelitët, planetet, galaktikat.

Shihemi në vrojtimet e ardhshme 🔭👩🏻🔬🧑🏻🔬⚛️

Fotot dhe përdorimi i teleskopit: Astrit Tila

1

1

1

1

Edicioni i dytë i shkollës verore Ballkanike për Fizikën Kuantike

Në datat 25–29 gusht u organizua për herë të dytë shkolla verore në qytetin e Selanikut, ku morën pjesë gjimnazistë nga 10 vende të Ballkanit. Aktiviteti u zhvillua në kuadër të Vitit Ndërkombëtar të Fizikës Kuantike dhe Teknologjisë.

Në këtë veprimtari morën pjesë edhe nxënëset tona Anja Mehmetas (Qemal Stafa, Tiranë) dhe Alesia Xhaxho (Raqi Qirinxhi, Korçë), të shoqëruara nga mësuesja e fizikës Alva Gjorga (Shkolla 9-vjeçare “Jeronim de Rada”). Ato prezantuan studimin e tyre me temë “Schrödinger’s cat”.

Një falënderim i veçantë i shkon Departamentit të Fizikës, FSHN dhe Institutit Kombëtar të Fizikës, Akademia e Shkencave e Shqipërisë për mundësinë dhe përzgjedhjen e nxënësve, si dhe mësuesve tanë të përkushtuar të fizikës, në veçanti mësuesit Armand Shehut.

Kampi Astronomik Rinor për Paqe “AstroCamp 2025”

Kampi Astronomik Rinor për Paqe “AstroCamp 2025”, me titullin “Nën Një Qiell”, u zhvillua për dy ditë gjatë fundjavës së 20–22 qershorit në Brod, Dragash, Kosovë. Ngjarja mblodhi së bashku 70 pjesëmarrës nga vende të ndryshme të rajonit të Ballkanit. Prof. Mimoza Hafizi, Drejtore Ekzekutive e Institutit Kombëtar të Fizikës, ishte e ftuar për të mbajtur një ligjëratë mbi temën “Ekzoplanetët”. Në prezantimin e saj, ajo foli për mundësinë e jetës jashtëtokësore, planetët e largët dhe metodat që përdoren për t’i zbuluar ata. Profesorja Hafizi prezantoi gjithashtu projektin Erasmus+ EXO4EDU, në të cilin janë të përfshirë Universiteti i Tiranës, Observatori i Parisit, Observatori Rumun dhe qendra kërkimore në Portugali. Gjatë aktivitetit, u shpreh interes për përfshirjen e mësuesve dhe të rinjve nga Kosova në këtë projekt.

1

1

1

1

“Fizika në shekullin XXI – veprimtari përkujtimore për akademikun Artan Boriçi”

Me datë 19 prill, prof. Artan Boriçi do të mbushte 60 vjeç. Familja, kolegët dhe ish-studentët e tij kanë shprehur dëshirën për ta kujtuar në mënyrën më të mirë, ashtu siç ai vetë do të kishte dëshiruar: përmes një workshop-i në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, ku do të prezantohen punime shkencore dhe do të kujtohet kontributi i tij në jetën akademike, marrëdhënia me kolegët dhe mbështetja që ai u ka dhënë brezave të rinj të studiuesve. “Fizika në shekullin XXI – veprimtari përkujtimore për akademikun Artan Boriçi”, i organizuar nga Instituti Kombëtar i Fizikës, Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Departamenti i Fizikës, zhvillohet më 16 prill , ora 13:00 , në sallën “Aleks Buda” .

Programi(https://ikf-akad.al/wp-content/uploads/2025/04/Programi-Fizika-ne-shekullin-XXI-veprimtari-perkujtimore-per-akademikun-Artan-Borici-16-prill.pdf)

Njoftim për frankofonët e rinj 11-18 vjeç mbi konkursin me video Younivers 2025

Au nom de l’Institut National de la Physique, je souhaitais vous informer que nous lançons le 4ème challenge vidéo astro-ados Younivers de la francophonie, destinée aux jeunes de 11 à 18 ans .

Le coup de cœur du challenge dans chaque pays se verra attribuer le prix national. Le lauréat gagnera UN TELESCOPE OU UNE LUNETTE ASTRONOMIQUE. Chaque lauréat national sera sélectionné pour la finale francophone internationale lors d’un événement à l’automne 2025.

En 2024, quinze jeunes d’Albanie ainsi que plusieurs dizaines d’autres participants provenant de huit pays francophones, à savoir l’Albanie, l’Algérie, la Belgique, la France, Madagascar, le Maroc, le Sénégal et la Tunisie, ont réalisé des vidéos sur des sujets variés permettant d’apporter des réponses à des questions astronomiques débutant par « Comment ». Je vous invite cordialement à découvrir les magnifiques réalisations des lauréats sur la chaîne YouTube Younivers – la chaîne des astro-ados. ( https://www.youtube.com/watch?v=kdZavZzssiY&list=PL17af3T2qVn4yZbHMAmuttgvBdt5QRPiA&index=6 )

En 2025, le concours aura lieu durant une grande partie de l’année avec pour mission de répondre en maximum 3 minutes à une question astronomique commençant par Depuis Quand? Chaque jeune (seul ou en groupe) pourra réaliser sa vidéo sur la thématique astronomique de son choix.

NB: afin de vous aider à la réalisation de votre vidéo:

un(e) parrain/marraine astronome/astrophysicien(ne) spécialiste de la thématique sera attribué pour vous soutenir. Une rencontre visio avec vous sera être organisée afin d’aider et valider le contenu scientifique de la vidéo.

une séance de lancement le 16 avril regroupant tous les participants sera organisée en ligne par deux collègues, astronomes français, Sylvain Bouley et Sébastien Carassou, afin d’expliquer comment réaliser une bonne vidéo web.

des tutoriels et des guides de bonnes pratiques à respecter pour maximiser la qualité et les audiences seront également fournis aux participants.

1

1

Pour participer :

La quatrième édition de ce défi débute par votre inscription, qui est gratuite et ouverte jusqu’au 15 avril. Vous avez la possibilité de vous inscrire sur: younivers@ikf-akad.al . Merci de nous envoyer les informations suivantes:

Nom, Prénom

Date de naissance

Le nom de votre école

Numéro de téléphone

Dans l’attente de vos nouvelles, je vous remercie d’avance pour votre participation.

Prof. Mimoza Hafizi

Institut National de Physique

Académie des Sciences, Albanie

Réfèrent Nationale du Challenge Younivers

Le calendrier:

Inscription sur younivers@ikf-akad.al avant le 15 avril.

Une séance de présentation du projet et d’accompagnement sera réalisée en 16 avril, afin de vous aider à choisir votre sujet et de voir comment réaliser leur vidéo.

Le choix du sujet devra se faire avant fin-mai, afin que nous puissions attribuer les parrains/marraines avant mi-juin.

Les jeunes auront le temps jusqu’à fin septembre pour réaliser leur vidéo et l’enverront début octobre.

Les lauréats de tous les pays seront annoncés fin-octobre.

La finale internationale regroupant le lauréat de chaque pays aura lieu à l’automne 2025.

1

1

Në këtë forum referoi Znj. Mirela Gurakuqi nga ASCAP, prof. as. Silvana Miço, prof. as. Odeta Çati, prof. as. Rudina Osmanaj nga Dep. i Fizikës, FSHN dhe akad. Neki Frashëri nga ASH. Njëkohësisht, në diskutime morrën pjesë aktive mësueset, kryesisht nga shkollat 9 vjeçare. Programin dhe konkluzionet e forumit mund ti shkarkoni duke klikuar më poshtë.

Programi(https://ikf-akad.al/wp-content/uploads/2025/02/Programi.pdf)Konkluzionet(https://ikf-akad.al/wp-content/uploads/2025/02/Konkluzionet-e-Forumit.pdf)

Forumi “Trajnimi i mësuesve të Fizikës, 2025”

Në periudhën maj-qershor 2024, universitetet e Shqipërisë u angazhuan për herë të parë, pas rreth 30 vitesh, në trajnimin e mësuesve të sistemit arsimor publik të vendit. Në këtë aktivitet u përfshinë universitetet të cilët tradicionalisht kanë formuar mësues, si Universiteti i Tiranës, Universiteti Fan Noli Korçë, Universiteti Aleksandër Xhuvani Elbasan, Universiteti Luigj Gurakuqi Shkodër, Universiteti Aleksandës Moisiu Durrës. Me një ndjenjë të madhe përgjegjësie, pavarësisht dilemave lidhur me kohën e lënë në dispozicion për përgatitje dhe programin e parapërcaktuar, u angazhuan denjësisht në këtë proces dhjetra pedagogë dhe qindra mësues.

Instituti Kombëtar i Fizikës, si një institucion që në fokusin e tij ka edhe fizikën shkollore, mision të cilin e realizon përmes bashkëpunimit dhe nxitjes së mendimit kritik ndërmjet aktorëve kryesorë, në bashkëpunim me Departamentin e Fizikës, FSHN, organizuan një forum diskutimi mbi trajnimet e mësuesve, në 8 shkurt 2025, në ambjentet e Akademisë së Shkencave.