AL(https://www.fedinvest.al/) / EN(https://www.fedinvest.al/home)

10-vjetori i FED invest

Të dashur anëtarë, kolegë dhe partnerë të çmuar,

Me shumë krenari dhe mirënjohje, festojmë sot 10-vjetorin e krijimit të FED invest, një moment kulmor i rrugëtimit tonë 33 vjeçar. Vizioni i qartë e i guximshëm, i vitit 1992, fatmirësisht është mishëruar në FED invest, një institucion i qëndrueshëm, i konsoliduar, novator, me mision të spikatur social, në pronësi dhe në shërbim të anëtarëve

Ky jubile i suksesshëm, është dëshmi e përkushtimit dhe punës së palodhur të armatës së anëtarëve, të zgjedhurve dhe ekipit tonë të mrekullueshëm që ndër vite, kanë çuar përpara këtë trashëgimi, me vendosmëri, integritet e përkushtim.

Aktualisht, SHKK FED invest përfaqëson kooperativën financiare jofitimprurëse më të madhe në Shqipëri, me 54 degë urbane e rurale në mbarë vendin. FED invest-i është promotor i zhvillimit dhe sipërmarrjes, duke i shërbyer një diapazoni të gjerë të popullatës në gjithë vendin, nga segmentet më të përjashtuara nga aksesi në financë e deri te SME -të e suksesshme.

Arritjet e kësaj dekade janë të shumta:

Zgjerimi me 9 degë të reja në qytete dhe zona të rëndësishme (Kukës, Laç, Bilisht, Maliq, Tepelenë, 5-Maji, Don Bosko, Ali Demi, Xhamllik).

Transformimi dhe brandimi i çdo dege të FED invest-it, duke ofruar standarde të larta shërbimi dhe kushte sigurie për anëtarët.

Fuqizimi dhe përsosja e sistemit të qeverisjes kooperative me anëtarin në qender.

Përqafimi i inovacionit digjital , për të lehtësuar e modernizuar qasjen në financa .

Modernizimi i Sistemit të Teknologjisë së Informacionit (FlexCube) dhe infrastrukturës ne të gjitha degët.

Zgjerimi i gamës së produkteve dhe shërbimeve të kredive dhe depozitave, futjen e llogarive rrjedhëse, pagesave utilitare, etj me realitetin financiar, gjithnjë në ndryshim.

Ngritjen e Qendrës së Asistencës së Agrobiznesit (ABA) dhe platformës dixhitale unike - ABA online, që ofrojnë një gamë të gjerë të shërbimeve jo financiare për fermerët.

Rritjen e kapaciteteve institucionale në të gjitha dimensionet.

Zgjerimi dhe forcimi i partneriteteve strategjike me disa prej institucioneve ndërkombëtare më prestigjioze si EIF, Rabobank, EFSE, JICA, CEB etj.

Ne sot krenohemi për:

• 100 mijë anëtarë të FED invest • 73 milion Euro portofol të kredive • 59 milion Euro portofol të depozitave • 21% mjaftueshmëri të kapitalit • 21 mijë anëtarë me llogari rrjedhëse • 22 mijë anëtarë të rregjistruar në platformën abaonline.al(http://abaonline.al)

dhe falenderojmë:

Anëtarët për besimin që na jepni çdo ditë , qe na frymëzon të synojmë më lart dhe të shërbejmë më mirë.