Prokurimi publik

Ligji(https://www.app.gov.al/legjislacioni/prokurimi-publik/ligji/)

VKM(https://www.app.gov.al/legjislacioni/prokurimi-publik/vkm/)

Dokumentet standarte të tenderit(https://www.app.gov.al/legjislacioni/prokurimi-publik/dokumentet-standarte-të-tenderit/)

Udhëzime(https://www.app.gov.al/legjislacioni/prokurimi-publik/udhëzime/)

Rekomandime(https://www.app.gov.al/legjislacioni/prokurimi-publik/rekomandime/)

Sjellje në vëmendje të AK(https://www.app.gov.al/legjislacioni/prokurimi-publik/sjellje-në-vëmendje-të-ak/)

Lajmërime(https://www.app.gov.al/legjislacioni/prokurimi-publik/lajmërime/)

Udherrefyes(https://www.app.gov.al/legjislacioni/prokurimi-publik/udherrefyes/)

Raporte dhe monitorime(https://www.app.gov.al/legjislacioni/prokurimi-publik/raporte-dhe-monitorime/)

Modele regjistrash(https://www.app.gov.al/legjislacioni/prokurimi-publik/modele-regjistrash/)

Legjislacion ndërkombëtar(https://www.app.gov.al/legjislacioni/prokurimi-publik/legjislacion-ndërkombëtar/)

SJELLJE NË VËMENDJE

Drejtuar : Autoriteteve/Enteve Kontraktore

Në vijim të problematikave të raportuara nga Komisioni i Prokurimit Publik (në vijim “KPP), sjellim në vëmendje të autoriteteve/enteve kontratore që, përpara se të vijojnë me ngarkimin në Sistemin e Prokurimit Elektronik të:

formularit të njoftimit të kontratës (në rastin e procedurave të rishpallura);

formularit të njoftimit të fituesit paraprak;

formularit të njoftimit të fituesit përfundimtar;

formularit të njoftimit të anulimit paraprak;

formularit të njoftimit të anulimit përfundimtar; si dhe

formularit të njoftimit të lidhjes së kontratës,

nga ana e personit përgjegjës të autoritetit kontraktor, duhet të konfirmohet në bazën e të dhënave të publikuara nga KPP , nëse ka ankesa të depozituara nga operatorë ekonomikë, për procedurën përkatëse.

Nëse konstatohet se ka një ankesë, referuar nenit 96, pika 1, të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 285, datë 19.5.2021, “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, i ndryshuar, personi përgjegjës duhet të ndërmarrë hapat e nevojshëm për ndjekjen e procesit, sipas dispozitave ligjore në fuqi.

Sa më sipër, verifikimi i këtyre të dhënave duhet të kryhet përpara se autoritetet/entet kontraktore të vijojnë me ngarkimin e njoftimeve të sipërcituara në Sistemin e Prokurimit Elektronik, me qëllim respektimin e afateve dhe procedurave të parashikuara nga legjislacioni në fuqi për prokurimin publik.

SJELLJE NË VËMENDJE

Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim "APP") nisur nga problematikat e adresuara, të cilat lidhen me paqartësitë e krijuara gjatë zbatimit në praktikë të dispozitave ligjore gë parashikojnë mundësinë e mbështetjes së operatorëve ekonomikë në kapacitetet e subjekteve të tjera, mbështetur në nenin 23, gërma "b" dhe "ç" të Ligjit Nr. 162, datë 23.12.2020 "Për prokurimin publik". ndryshuar (në vijim "LPP") rekomandon autoritetet/entet kontraktore (në vijim "AK") dhe operatorët ekonomikë (në vijim "OE") të mbajnë në konsideratë si më poshtë:

Sjellje në vëmendje(https://www.app.gov.al/GetData/DownloadDoc?documentId=18891819-b3e0-4ceb-b089-1efebdcbe909)

SJELLJE NË VËMENDJE

Drejtuar: Autoriteteve/ Enteve Kontraktore

SIkurse jeni në dijeni, Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim "APP"), në ushtrim të detyrave të saj sipas parashikimeve të nenit 78, pika 1, të Ligjit Nr.162, datë 23.12.2020 "Për prokurimin publik" të ndryshuar (në vijim "LPP"), përjashton një operator ekonomik nga e drejta për të fituar kontrata publike, për një periudhë 3 muaj deri në 3 vjet për një nga arsyet e parashikuara në këtë dispozitë ligjore.

Sjellje në vëmendje(https://www.app.gov.al/GetData/DownloadDoc?documentId=822652d6-733b-4c25-96f1-8fb42126d386)

SJELLJE NË VËMENDJE

Drejtuar: Autoriteteve / Enteve Kontraktore

Nisur nga një analizë që ka bërë Operatori i Blerjeve të Përqendruara (në vijim “OBP”), e cila është përcjellë si problematikë pranë Agjencisë së Prokurimit Publik (në vijim “APP”), mbi procedurat e prokurimit që zhvillon ky institucion për autoritetet kontraktore përfituese, ku ka rezultuar se, përllogaritja e vlerës së parashikuar të prokurimit në shumicën e rasteve bazohet vetëm tek alternativa e çmimeve të kontratave të mëparshme, duke sjellë anulimin e procedurave të prokurimit, pasi vlera e përllogaritur nuk është një vlerë koherente për tregun, APP sjell në vëmendje, si më poshtë vijon:

Sjellje në vëmendje(https://www.app.gov.al/GetData/DownloadDoc?documentId=618f9b67-c63f-4357-a41c-b079b107dd07)

SJELLJE NË VËMENDJE

Drejtuar: Autoriteteve / Enteve Kontraktore

Marrë shkas nga problematika e përcjellë së fundmi nga Operatori i Blerjeve të Përqëndruara (në vijim "OBP"), pranë Agjencisë së Prokurimit Publik (në vijim “APP”) mbi zbatimin e VKM Nr. 531/2023 “ Për krijimin e shoqërisë aksionere shtetërore"Operatori i Blerjeve të Përqendruar" sha për kryerjen e procedurave të veçanta të prokurimit publik në emër dhe për llogari të Kryeministrisë, ministrave dhe institucioneve të varësisë ”(në vijim "VKM"), nga autoritetet/entet kontraktore, APP sjell në vëmendje, si më poshtë vijon.

Sjellje në vëmendje(https://www.app.gov.al/GetData/DownloadDoc?documentId=eab62f9d-7b71-47b6-8eca-c5e1c581de72)

SJELLJE NË VËMENDJE

Drejtuar: Autoriteteve Kontraktore

Me anë të këtij njoftimi, Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim “APP”), sjell në vemendjen e të gjithë autoriteteve kontraktore se, referuar parashikimeve të nenit 23 të Ligjit Nr. 162/2020 “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, si dhe nenit 115 të VKM Nr. 285/2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, të ndryshuar, ka hartuar Manualin Teknik “ Për krijimin e Njoftimit Paraprak të Informacionit në Sistemin e Prokurimit Elektronik ”.

Sjellje në vëmendje(https://www.app.gov.al/GetData/DownloadDoc?documentId=73b87d61-54a3-4103-ad6b-44c7dec8fd7d)

SJELLJE NË VËMENDJE

Drejtuar: Autoriteteve / Enteve Kontraktore

Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim “APP”, sjell në vëmendje të autoriteteve/enteve kontraktore që, në zbatim të nenit 124, pika 1, të Ligjit nr. 162, datë 23.12.2020 "Për Prokurimin Publik" (në vijim “LPP”), kanë detyrimin të ndjekin zbatimin e kontratës sipas kushteve në bazë të të cilave është nënshkruar, për të garantuar se ajo zbatohet në kohën, cilësinë dhe vlerën e përcaktuar, në përputhje me kushtet e përcaktuara në dokumentet e tenderit dhe me legjislacionin në fuqi.

Njoftim Nr.1682 Prot., date 15.02.2024(https://www.app.gov.al/GetData/DownloadDoc?documentId=354fe671-a5bb-4239-8f83-0fc26ee291c3)

SJELLJE NË VËMENDJE

Drejtuar: Autoriteteve/enteve kontraktore

Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim "APP"), në kuadër të ushtrimit të detyrave të saj në bazë të nenit 23, gërma "ç" të Ligjit Nr. 162, datë 23.12.2020 "Për prokurimin publik", në funksion të mbarëvajtjes së Sistemit te Prokurimit Publik, jell ne vemendje te autoriteteve/enteve kontraktore, si me poshte vijon:

Njoftim Nr.110 prot., date 05.01.2024(https://www.app.gov.al/GetData/DownloadDoc?documentId=e01c3815-65e3-4657-b12b-b90901b4679d)

Njoftim Nr.1681, date 23.02.2023

SJELLJE NË VËMENDJE

Drejtuar : Autoriteteve Kontraktore

Operatorëve Ekonomikë

Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim "APP"), në ushtrim të kompetencave t ë saj sipas parashikimeve të nenit 23, gërma "ç" të Ligjit Nr. 162/2020 "Për prokurimin publik", në kuadër të dhënies së këshillave dhe asistencës, sjell në vëmendje si më poshtë vijon:

Njoftim Nr.1681 , date 23.02.2023(https://www.app.gov.al/GetData/DownloadDoc?documentId=d35e936b-e839-4bcd-948e-e6613b3c9586)

Njoftim Nr.1647 Prot., date 21.02.2023

SJELLJE NE VEMENDJE

Drejtuar: Autoriteteve/ Enteve Kontraktore

Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim "APP") në kuadër të ushtrimit të detyrave të saj në bazë të nenit 23, gërma "ç" të Ligjit Nr. 162/2020 "Për Prokurimin Publik", për mbarëvajtjen e Sistemit të Prokurimit Publik, sjell në vëmendje të autoriteteve/enteve kontraktore, si më poshtë vijon:

Njoftim Nr.1647 Prot., date 21.02.2023(https://www.app.gov.al/GetData/DownloadDoc?documentId=1f8fd4ca-ac2b-4fb2-8215-4a34284b6e86)

Njoftim Nr. 8377 Prot., date 05.12.2022

SJELLJE NE VEMENDJE

Drejtuar: Autoriteteve Kontraktore

Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim "APP") në ushtrim të kompetencave të saj, sipas parashikimeve të nenit 23, gërma "ç" të Ligjit Nr. 162, datë 23.12.2020 "Për Prokurimin Publik", në kuadër të dhënies së këshillave dhe asistencës, marrë shkas edhe nga problematikat e adresuara pranë saj, sjell në vëmendje si më poshtë vijon:

Njoftim Nr. 8377 Prot., date 05.12.2022(https://www.app.gov.al/GetData/DownloadDoc?documentId=34ebf87f-0d1a-4635-9bcd-51fef2edba4e)

Njoftim Nr. 8325 Prot., date 02.12.2022

SJELLIM NE VEMENDJE

Drejtuar: Autoriteteve/Enteve Kontraktore

Në zbatim të pikës 2 dhe 3, të nenit 125, të Ligjit nr. 162, datë 23.12.2020 "Për prokurimin Publik" si dhe pikës 5 dhe 6, të nenit 107, të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 285, datë 19.05.2021, "Për Miratimin e Rregullave të Prokurimit Publik", i ndryshuar, autoritetet/entet kontraktore kanë detyrimin të raportojnë pranë Agjencisë së Prokurimit Publik për ecurinë e zbatimit të kontratës si dhe të dërgojnë formularin e raportimit përfundimtar për zbatimin e kontratës, brenda 30 ditëve nga përfundimi i saj.

Njoftim Nr. 8325 Prot., date 02.12.2022(https://www.app.gov.al/GetData/DownloadDoc?documentId=618dead3-2967-4149-9267-36f1ae6b61cb)

Njoftim Nr. 4916/2 Prot., datë 14.07.2022

Drejtuar: Të gjithë Autoritetet Kontraktore

Në mbështetje të neneve 23/d, 129 dhe 130 të Ligjit Nr.162/2020 "Për prokurimin publik" (në vijim "LPP"), të Ligjit Nr.44/2015 "Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë", si dhe në ushtrim të detyrave që LPP i ngarkon, Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim "APP") ka përfunduar verifikimine zbatimit të ligjshmërisë për procedura prokurimi, të zhvilluara nga autoritete të ndryshme kontraktore, gjatë viteve 2020-2021.

Njoftim Nr.4916/2 Prot., date 14.07.2022(https://www.app.gov.al/GetData/DownloadDoc?documentId=c7361f27-676d-45b6-9e72-7c9394fa9441)

Sjellje në Vëmendje Nr. 2638 Prot., date 14.04.2022

Lënda: Sjellje në vëmendje

Drejtuar: Të gjithë Autoriteteve/Enteve Kontraktore

Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim “APP”) në ushtrim të kompetencave të saj, sjell në vëmendje të autoriteteve/enteve kontraktore se:

Sjellje ne Vemendje Nr.2638 Prot., date 14.04.2022(https://www.app.gov.al/GetData/DownloadDoc?documentId=5e7baf2e-f91c-4484-8d9b-54fb7efbb363)

Sjellje në Vëmendje Nr. 6951 Prot., date 10.11.2021

Lënda: Sjellje në vëmendje

Drejtuar: Të gjithë Autoriteteve/Enteve Kontraktore

Në zbatim të pikës 2 dhe 3, të nenit 124, të Ligjit nr.162, datë 23.12.2020 "Për Prokurimin Publik" (në vijim "LPP"), si dhe pikës 4, të nenit 107, të Këshillit të Ministrave Nr. 285, datë 19.05.2021, "Për Miratimin e Rregullave të Prokurimit Publik", i ndryshuar, Autoritetet/entet kontraktore kanë detyrim brenda 7 ditëve nga nënshkrimi i kontratës, dhe në çdo rast para fillimit të zbatimit të saj, të hartojnë planin e zbatimit të kontratës, në përputhje me natyrën e objektit të kontratës, kohëzgjatjen e zbatimit të saj dhe kushtet e veçanta.

Sjellje ne Vemendje Nr. 6951 Prot., date 10.11.2021(https://www.app.gov.al/GetData/DownloadDoc?documentId=34cc7d08-20a5-4e8c-97ea-339efb3dc2bc)

SJELLJE NË VËMENDJE NR. 3873 Prot., DATE 10.06.2021

Agjencia e Prokurimit Publik sjell në vëmendje të autoriteteve/enteve kontraktore që në zbatim të nenit 7 të VKM Nr. 285, datë 19.05.2021 “Për miratimin e rregullave të Prokurimit Publik”, hedhja e njoftimit të kontratës dhe dokumenteve standarde të tenderit, në sistemin e prokurimit elektronik do të shoqërohet me procesverbalin e miratimit dhe argumentimit të specifikimeve teknike dhe të kritereve të veçanta të pranimit.

Sjellje ne Vemendje Nr. 3873 Prot., date 10.06.2021(https://www.app.gov.al/GetData/DownloadDoc?documentId=7a582cd9-0e71-4fc9-b1cc-6faee81e70a9)

Sjellje në Vëmendje Nr. 8137/1 Prot., datë 28.12.2020

Drejtuar: Autoriteteve Kontraktore

Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim "APP") në ushtrim të detyrave të saj sipas parashikimeve të nenit 13/2/d të Ligjit Nr.9643, datë 20.12.2006 "Për prokurimin publik", i ndryshuar,

Sjellje ne Vemendje Nr. 8137/1 Prot. date 28.12.2020(https://www.app.gov.al/GetData/DownloadDoc?documentId=9ded9e0d-05e4-4f79-924e-306af134d9e8)

SJELLJE NË VËMENDJE

Drejtuar: Autoriteteve kontraktore

Me anë të këtij njoftimi, Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim “APP”) risjell në vëmendje të autoriteteve kontraktore, që të respektojnë Rekomandimin e APP Nr. 6559 Prot., datë 27.06.2018, gjatë zhvillimit të procedurave të prokurimit me vlerë të vogël që ato ndërmarrin, për shërbimet e mbikëqyrjes dhe/ose kolaudimit të punimeve të zbatimit në ndërtim.

Sjellje në vëmendje Nr. 5532 Prot., date 04.07.2019(https://www.app.gov.al/GetData/DownloadDoc?documentId=65aaa665-c406-42fb-975e-266aaa919f80)

Njoftim Nr. 367 Prot., datë 20.02.2019

Drejtuar" Autoriteteve Kontraktore zbatues të VKM 82/2018, i ndryshuar

Njoftim 20 shkurt(https://www.app.gov.al/GetData/DownloadDoc?documentId=e3d23991-9248-415c-b32c-ba9953f28f95)

Nr. 468/3 Prot., datë 19.02.2019

Drejtuar: Autoriteteve Kontraktore

Lënda : Sjellje ne vemendje

Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim "APP"), në ushtrim të detyrave të saj sipas parashikimeve ligjore të nenit 77 të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr 914, datë 29.12.2014 "Për miratimin e rregullave të prokurimit publik", të ndryshuar (në vijim "VKM"), ka analizuar formularët standart të dërguar nga autoritetet kontratore, mbi procesin e zbatimit të kontratave si dhe raportet e monitorimit të përcjella nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara (në vijim "ABP").

Sjellje ne vemendje Nr. 468.3 date 19.02.2019(https://www.app.gov.al/GetData/DownloadDoc?documentId=184a3c91-c3e3-439e-b395-684aa7acdb16)

Lënda: Tërheqje Vëmendje

Drejtuar: Autoriteteve Kontraktore

Në mbështetje të pikës 4, të nenit 77, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 914, datë 29.12.2014 "Për miratimin e rregullave të prokurimit publik" të ndryshuar dhe njoftimeve të Agjencisë së Prokurimit Publik (në vijim "APP'), Nr. 5663/1 Prot.,datë 12.06.2018 dhe Nr. 10432 Prot.,datë 27.11.2018

Terheqje vemendje_Nr. 1351.1_date 15.02.2019(https://www.app.gov.al/GetData/DownloadDoc?documentId=f843ad5e-5c37-4a35-a731-90442b5401f8)

Drejtuar: Autoriteteve kontraktore

Operatorëve Ekonomikë

Lënda: Njoftim

Në vijim të Njoftimit të Agjencisë së Prokurimit Publik (në vijim “APP”), e cila ka sjellë në vëmendje ndryshimet që ka pësuar së fundmi neni 45 i Ligjit Nr. 9643, datë 20.11.2006 “Per prokurimin publik”, i ndryshuar ( në vijim “LPP”), si dhe të pyetjeve të shpeshta lidhur me këtë ndryshim, APP në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë për t’i ardhur në ndihmë autoriteteve kontraktore njoftojnë si vijon:

Me ndryshimet e miratuara në nenin 45 të ligjit për prokurimin publik parashikohet ndalimi i dhënies së kontratave publike, operatorëve ekonomikë, që janë ose kanë qenë të dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës, për një listë të veprave penale , tashmë jo vetëm për operatorin ekonomik si subjekt juridik, por edhe kur individët, përfaqësues të subjektit kanë apo kanë patur një dënim të tillë.

Njoftim Drejtuar Autoriteteve Kontraktore dhe Operatoreve EKonomike(https://www.app.gov.al/GetData/DownloadDoc?documentId=db339c6e-4528-4c08-b43b-8fe67d7f6bfe)

Vendim Nr. 01, datë 01.02.2019 “PËR MIRATIMIN E NJË NDRYSHIMI NË SHTOJCAT

“NJOFTIM I KONTRATËS”, “DEKLARATË MBI PËRMBUSHJEN E KRITEREVE TË PËRGJITHSHME” DHE “FORMULARI I NJOFTIMIT TË OPERATORËVE EKONOMIKË TË SUKSESSHËM NË MARRËVESHJEN KUADËR” TË DOKUMENTAVE STANDARDE TË TENDERIT PËR MALLRA, PUNË, SHËRBIME